image Jose Mourinho refuzon klubin e njohur evropian

Futboll

Oferta/ Jose Mourinho refuzon klubin e njohur evropian

news image

Jose Mourinho dëshiron të rikthehet në futboll sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Pas shkarkimit që iu bë në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United, trajneri portugez ka qëndruar i pa punë.

Por, ish-strategu i Chelseat po mendon që të rikthehet në futboll qysh në këtë sezon, derisa ka refuzuar të marrë drejtimin e skuadrës së Lyonit.

Mirëpo, Mourinho e ka refuzuar ofertën e tyre, pasi dëshiron që të rikthehet në Angli, aty ku ka shprehur interesim Tottenham Hotspuri.

Mauricio Pochettino është buzë shkarkimit nga Spurs dhe portugezi dëshiron ta marrë drejtimin e skuadrës pasi familja e tij jeton atje.