Jose Mourinho dëshiron të rikthehet në futboll sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Pas shkarkimit që iu bë në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United, trajneri portugez ka qëndruar i pa punë.
Por, ish-strategu i Chelseat po mendon që të rikthehet në futboll qysh në këtë sezon, derisa ka refuzuar të marrë drejtimin e skuadrës së Lyonit.
Mirëpo, Mourinho e ka refuzuar ofertën e tyre, pasi dëshiron që të rikthehet në Angli, aty ku ka shprehur interesim Tottenham Hotspuri.
Mauricio Pochettino është buzë shkarkimit nga Spurs dhe portugezi dëshiron ta marrë drejtimin e skuadrës pasi familja e tij jeton atje.