Jose Mourinho beson se do të kthehet në postin e trajnerit në skuadrën e Real Madridit.
Një burim brenda kampit të Mourinhos, i ka thënë gazetës spanjolle AS se beson se do t’i besohet sërish posti i trajnerit te Reali.
“Nuk është çështje nëse, por kur…”, ka thënë burimi për gazetën.
Kujtojmë që Mourinho ka mbetur pa punë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United./Gazeta Sinjali/