Gjiganti spanjoll, Barcelona është duke u përballur me shumë probleme.
Barcelona pësoi humbje të thellë mbrëmë nga Bayerni me rezultat 0-3.
‘Blaugranët’ kanë problem të shumta me lëndime dhe duket se mbrëmë janë lënduar edhe Pedri Gonzalez e Jordi Alba.
Barcelona gjatë ditës njoftoi se Pedri ka një dëmtim të muskujve në kofshën e tij të majtë, ndërsa Alba ka një dëmtim në kofshën e tij të djathë.
Sipas mediave spanjolle, të dy futbollistët do të mungojnë për rreth tre apo katër javë.
Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Ronald Koeman që ka edhe futbollistë të tjerë të lënduar si Sergio Aguero, Martin Braithwaite e Ousmane Dembele.
MEDICAL ANNOUNCEMENT@JordiAlba & @Pedri
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 15, 2021
➡ https://t.co/p9hgy8JWBC pic.twitter.com/cvuD2r27m3