image Jonida Maliqi ofendon fansat e Elvanës: E lumtur që fitoi Arilena

Bota e Yjeve

Showbiz/ Jonida Maliqi ofendon fansat e Elvanës: E lumtur që fitoi Arilena

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur rreth festivalit të 57-të të RTSH-së dhe përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion për këtë vit.

Jonida, e cila vitin e kaluar e përfaqësoi Shqipërinë në këtë festival, tha se ka qenë shumë e lumtur që Arilena e fitoi festivalin për sivjet.

Ajo gjithashtu shprehu zhgënjim për adhuruesit e Elvana Gjatës, duke i quajtur ata adoleshentë të paedukuar.

“Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste.  Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur kam preferencat e mia e them. Nëse një performancë më emocionon, patjetër që dua ta ndaj me publikun. Për faktin që Arilena është një vajzë 21 vjeçare, këndon shumë mirë live, me një këngë të mrekullueshme, postova një story me këngën e saj dhe citova fjalët: ‘Nuk ka mundësi kaq e re, me kaq shumë talent’. Jam e lumtur që ia dhashë asaj çmimin, me Elvanën kam një raport më miqësor. Pas festivalit ashtu sikurse fola për Arilenën, fola dhe për të. Fansat adoleshentë, aspak të edukuar, me një zhargon rruge më hidhen pse postova këngën e Arilenës. Edhe sikur të kishte fituar Elvana, fansat me profil fake duan të bëjnë analistin”, ka thënë Jonida, e cila ishte e ftuar në një emision në Shqipëri.

Më 22 dhjetor u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jon-ida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Pas festivalit nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion./Gazeta Sinjali/