image Johnson paralajmëron një valë të tretë të COVID-19

Evropë

Johnson paralajmëron një valë të tretë të COVID-19

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar për një valë të tretë të mundshme të koronavirusit, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë një vizite në një fabrikë, ai tha se është një valë e tretë në zhvillim, teksa shtoi se frika nga një valë e re e COVID-19 vie kur ajo godet vendet fqinje.

“Njerëzit në këtë vend nuk duhet të kenë asnjë iluzion se përvoja e mëparshme na ka mësuar se kur një valë godet miqtë tanë, unë kam frikë të lahet edhe në brigjet tona. Dhe unë pres që t’i ndiejmë këto ndikime në kohën e duhur. Kjo është arsyeja pse ne po vazhdojmë me programin tonë të vaksinimit sa më shpejt që të mundemi”, shtoi Johnson.

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar një total prej 4 milionë e 310 mijë e 195 raste të koronavirusit dhe 126 mijë e 393 vdekjesh të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins./Gazeta Sinjali/