Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të bëhet përsëri baba në moshën 55-vjeçare.
Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds janë fejuar dhe presin një fëmijë në fillim të verës.
Johnson dhe Symonds kanë filluar bashkëjetesën që nga korriku.
Johnson kohët e fundit i dha fund martesës 25 vjeçare me ish- gruan Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.
Ndërsa ishte akoma i martuar, ai filloi të takojë Symonds, dhe çifti besohet se kanë qenë në lidhje për afro dy vjet.
Një zëdhënës i çiftit tha sonte: ‘Kryeministri dhe Symonds janë shumë të lumtur që njoftuan fejesën e tyre dhe se ata po presin një foshnjë në fillim të verës.’.
Partnerja e kryeministrit, Carrie Symonds është një ish-drejtuese e komunikimit për Tories./GazetaSinjali/