Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se “dëshmitë janë të qarta” se Rusia planifikon pushtimin në Ukrainë, ku sipas tij kjo është brengosëse.
Johnson ka anuluar udhëtimin në veriperëndim të Anglisë, pasi siç thotë ai ekzistojnë “gjurmë që tregojnë se Rusia po kryen përgatitjet serioze”.
Arsyeja e anulimit të udhëtimit nëpër Britani të Madhe është se më vonë do të rikthehet në Londër, ku do të diskutojë me krerët e agjencive të inteligjencës për të dhënat më të fundit mbi situatën në Ukrainë.
Sipas BBC, Johnson ka bërë të ditur se do të shter të gjitha rrugët, për të parandaluar pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.