Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë me një deklaratë pas takimit të zhvilluar me liderët e G7-s.
Biden tha se me ta janë pajtuar që të ecin përpara me pakot sanksionuese shkatërruese siç potencon, për të kërkuar llogari nga Rusia për agresionin e saj dhe sulmet në zona të Ukrainës.
”Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara në paketat sanksionesh shkatërruese dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Biden.
This morning, I met with my G7 counterparts to discuss President Putin’s unjustified attack on Ukraine and we agreed to move forward on devastating packages of sanctions and other economic measures to hold Russia to account. We stand with the brave people of Ukraine. pic.twitter.com/dzvYxj7J9w
— President Biden (@POTUS) February 24, 2022