image Joe Biden nominon Jeff Hovenier ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Kosovë

Politikë

Joe Biden nominon Jeff Hovenier ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Kosovë

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nominuar Jeffrey M. Hovenier, për ambasador në Kosovë, si pasues i Philip Kosnettit.

Kjo është konfirmuar në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA-së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.

Nga Washingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.

/GazetaSinjali/