Presidenti amerikan Joe Biden vijon të shokojë të gjithë me sjelljen e tij gjatë fjalimeve në podiumin e Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë se pak ditë pasi presidenti Biden i habiti të gjithë teksa jepte dorën drejtuar në ajër një personi të padukshëm, këtë radhë ai ka bërë të njëjtin veprim, por me të dyja duart.
Por me një ndryshim, duke i drejtuar të dyja duart pas podiumit të tij edhe pse me të nuk ndodhej askush pasi përfundoi fjalimin.
Pasi përfundoi fjalimin mbi shkurtimin e kostove të familjeve amerikane, Biden u kthye me shpinë dhe drejtoi duart në një hapësirë boshe ku ndodhej askush.
Kjo ka habitur sërish publikun dhe mediat amerikane për sjelljen e tij, e cila të kujton atë të disa ditëve më parë teksa përfundoi fjalimin e tij mbi krizën si pasojë e luftës në Ukrainë, Bideni ktheu trupin pas dhe zgjati dorën për të shtrënguar duart, por që në fakt aty nuk ndodhej askush. Ky çast është bërë viral, ashtu si ai i mbrëmjes së djeshme.
Sjellja e presidentit ka bërë që të reagojnë edhe politikanët amerikanë, ku njëri prej tyre senatori Ted Cruz shprehu shqetësim për gjendjen mendore të presidentit.
Pamjet mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta 56:48.