image Joao Feliz: Derbi duhet fituar

Futboll/ Joao Feliz: Derbi duhet fituar

news image

Mbrëmjen e sotme në Spanjë zhvillohet një ndeshje spektakolare. Luhet derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridi .

Për Joao Felix ky do të jetë dhe derbi i parë i vërtetë, pas asaj miqësoreje të luajtur në SHBA. 

Ylli portugez ka folur para ndeshjes dhe ka lëshuar një sinjal për rivalët e Real Madridit.

 “Dua ta luaj derbin. Luajta në ndeshjen miqësore të para-sezonit, ndërsa tani dua të provoj emocionet e një ndeshjeje zyrtare. Dua ta shijoj. 

“Nuk është thjeshtë një ndeshje, derbi duhet fituar, një nga sfidat më të mëdha të sezonit. Për tifozët tanë është më shumë se një ndeshje”, – tha portugezi. /Gazeta Sinjali/