image “Jo vaksinë, jo shërbim”, ky vend mbyll lokalet për të pa vaksinuarit

Botë

“Jo vaksinë, jo shërbim”, ky vend mbyll lokalet për të pa vaksinuarit

news image

Teksa pothuajse në të gjithë botën ka filluar vaksinimi, restorante të shumta kanë bërë zgjidhjen për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në ambientet e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Një zgjidhje kreative është bërë edhe nga një restorant në Filadelfia, të cilët kanë filluar zbatimin e politikës “Jo vaksinë, jo shërbim”.

Në hyrje të restorantit, menaxheri kërkon nga çdo klient, pasaportën e vaksinimit, me kartën e identitetit, për të qenë të sigurt, që janë vaksinuar dhe nuk përbëjnë rrezik, për stafin, por edhe për klientët e tjerë.

Ky vendim, që po ndiqet kudo edhe në Florida, kryesisht në bare restorante, si dhe klube nate, ka nxitur debat mes vendasve.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 100 mijë raste të reja ditore, këtë fundjavë, niveli më i lartë në 6 muajt e fundit. Thuajse 400 vetë kanë humbur jetën në 24 orë, ndërsa shtrimet në spitale janë në nivelin më të lartë që nga muaji shkurt. Epiqendër e shpërthimit të virusit raportohet të jetë pikërisht Florida, me thuajse 40 mijë raste vetëm këtë fundjavë.

/Gazeta Sinjali/