image Qytetari në Merdare: Në Gjermani me dy, askund në Evropë nuk i kërkojnë tri doza vetëm në Kosovë

Sociale

Qytetari në Merdare: Në Gjermani me dy, askund në Evropë nuk i kërkojnë tri doza vetëm në Kosovë

news image

Me vendim të Qeverisë, të gjithë ata që nuk i kanë tri doza vaksinash nuk lejohen të hynë në territorin e Kosovës.

Por ky vendim nuk është përkrahur nga shumë njerëz pasi sipas tyre në asnjë vend të Evropës nuk kërkohen tri doza të vaksinës.

Një qytetar ka thënë se e kanë vështirë të qarkullojnë me këtë kërkesë nga Qeveria e Kosovës.

Këtu në pikën kufitare në Kosovë na kanë kërku me i pasë 3 doza të vaksinës. Në Gjermani me dy, kërku në Evropë nuk i kërkojnë, në asnjë kufi, vetëm në Kosovë. Pak vështirë por çfarë të bëjmë”, ka thënë ai për t7.

Në kuadër të masave të reja, kërkohet që edhe fëmijët e grup moshës 12-16 vjet, të kenë testin PCR jo më të vjetër se 48 orë.

/GazetaSinjali/