image "Jo luftë", protestë para Ambasadës së Rusisë në Tiranë

Shqipëri

“Jo luftë”, protestë para Ambasadës së Rusisë në Tiranë

news image

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Ambasadës së Rusisë në Tiranë për të protestuar kundër sulmeve ruse në Ukrainë.

“Jo luftë” dhe “Solidaritet me popullin ukrainas”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.

Kujtojmë se Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit, me orën e Moskës, nisjen e ofensivës në Ukrainë dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

/GazetaSinjali/