image JLo qan pas kritikave për filmin e ri

Film

Film/ JLo qan pas kritikave për filmin e ri

news image

Këngëtarja njëherësh edhe aktorja e njohur amerikane, Jennifer Lopez, së fundmi ka promovuar filmin më të ri “Hustlers”.

Ky film shënoi sukses të madh në kinematë në Angli dhe Amerikë këtë të premten, transmeton Gazeta Sinjali.

50-vjeçarja nuk i mbajti dot lotët kur producentja e saj lexoi titujt e rishikimeve përmes “FaceTime”. Në një dokumentar të ri 17-minutësh, aktorja shpëthen në lot pas duartrokitjeve të shumta nga kritika për filmin e ri.

Lopez më parë ka thënë se realizimi i këtij filmi, ku luan rolin e një striptisteje ka qenë shumë I vështirë.

“Hustlers” tashmë ka fituar mbi 2.5 milionë dollarë në shfaqjet e së enjtes në Amerikën e Veriut, si dhe parashikohet të fitojë mes 20-26 milionë dollarë sipas revistës “Variety”./Gazeta Sinjali/