image Jevtiq: Kushtet e Kurtit për Asociacion nuk i interesojnë ShBA-së

Politikë

Jevtiq: Kushtet e Kurtit për Asociacion nuk i interesojnë ShBA-së

news image

Nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka komentuar gjashtë kushtet e kryeministrin Albin Kurti për formimin e Asociacionit.

Ai ka bërë me dije se këto kushte nuk i interesojnë as administratës amerikane.

Jovetiq, i cili është edhe kryetar i Komunës Graçanicës, thënë se të njëjtin qëndrimin për këto kushte e ka edhe emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Në takimin me Escobarin, biseduam për formimin e Asociacionit, e cila për ne serbët nuk është çështje politike, por e jetës dhe pse sot nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet sepse nuk i kemi mekanizmat që do na mundësojnë ta bëjmë këtë. Ne nuk jemi të interesuar për ato kushte. Ne jemi të interesuar se çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit. Atij i duhen ato kushte për përdorim të përditshëm politik”, ka thënë ai në një intervistë për “Kosova Online.

Sipas tij, me këto kushte Kurti po mundohet ta justifikojë veten.

“Atë që po përpiqet të bëjë duke deklaruar kushtet, dëshiron ta justifikojë veten ose ndoshta të shmangë të bëjë atë që i kërkuan përfaqësuesit e “pesës”. Kushtet e tij jo vetëm që nuk na interesojnë, por kam dëgjuar edhe nga Escobari se nuk është me interes as për administratën amerikane”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/