image Jetonte i vetëm në shtëpi, Policia e gjen të vdekur një person në Klinë të Skenderajt

Siguri

Jetonte i vetëm në shtëpi, Policia e gjen të vdekur një person në Klinë të Skenderajt

news image

Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në fshatin Klinë e Mesme të komunës së Skenderajt.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kunata e të ndjerit ka raportuar në Polici se nuk ka pasur kontakt me viktimën për gjashtë muaj, pasi i njëjti jetonte i vetëm në shtëpi.

Me të marrë këto informacione, një patrullë e Policisë ka shkuar në shtëpinë e tani të ndjerit dhe e kanë gjetur atë pa shenja jete.

Akoma nuk dihet shkaku i vdekjes e as koha e saktë dhe për t’i sqaruar këto rrethana me rendësi, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Në konsultim me prokurorin rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

/GazetaSinjali/