Studenti nigerian, veterinari Samuel Otunla, si qindra studentë të tjerë ndërkombëtarë, ka mbetur i ngecur në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, që nga shpërthimi i konfliktit.
Civilët kanë filluar të ikin nga Sumy sot pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj.
Duke folur për BBC, Otunla tha se 10 ditët e fundit kishin qenë “asgjë më pak se trauma“.
Ai ka qenë një nga 60 studentët ndërkombëtarë, së bashku me ukrainasit dhe stafin e hotelit, të cilët kanë kaluar një javë “në një bodrum me pluhur”.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të largohemi. Hekurudha është mbyllur, rrugët kryesore janë [kryesisht] të paarritshme“, tha ai.
“Gjatë tetë ditëve të fundit, ne kemi përjetuar trauma, sëmundje, stres dhe lodhje, por në mes të gjithë kësaj, ne kemi përjetuar edhe miqësi dhe dashuri. Ne kemi ndarë vakte, medikamente, batanije dhe dyshekë me njëri-tjetrin; kemi luajtur lojëra së bashku, jemi lutur së bashku dhe kemi qeshur së bashku”, vijoi ai.
“Por më shumë se çdo gjë, ne duam të evakuohemi së bashku“, përfundoi ai.