image Jessie J tregon se po ndihet më mirë pas asaj që i kishte ndodhur

Bota e Yjeve

Jessie J tregon se po ndihet më mirë pas asaj që i kishte ndodhur

news image

Jessie J zbulon se është duke marrë ilaçe dhe “po bën më mirë”.

Para disa ditësh, Jessie J ka njoftuar fansat për diagnozën e sëmundjes së saj “Meniere” duke zbuluar se është duke marrë ilaçe dhe ndihet shumë më mirë, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Sinjali.

Këngëtarja 32 vjeçare, bëri një video për fansat e saj brenda natës për të shpjeguar se si ajo është prekur nga sëmundja e cila mund të shkaktojë marramendje, të përzier dhe zhurma në vesh.

Duke folur nga shtrati i saj në shtëpi, ajo siguroi fansat se ishte mirë.

Ajo gjithashtu u shpreh: “Unë shpesh kam qenë e hapur dhe e sinqertë gjithmonë në lidhje me sfidat shëndetësore që kam hasur. Të mëdha apo të vogla. Kjo nuk ishte ndryshe”.

Këngëtarja u shpreh se për sëmundjen nuk tregoi vetëm për të rënë në sy. Por, thjeshtë kjo është e vërteta. /Gazeta Sinjali/