image Jessie J konfirmon lidhjen e re, pas ndarjes me Channing Tatum

Bota e Yjeve

Jessie J konfirmon lidhjen e re, pas ndarjes me Channing Tatum

news image

Jessie J e ka konfirmuar lidhjen e re romantike me valltarin Max Pham, duke i postuar disa foto në rrjetet sociale, katër muaj pas ndarjes nga aktori Channing Tatum.

Këngëtarja 32-vjeçare shihet pranë të dashurit të ri, dhe çifti duket mjaft i lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Si duket Jessie ka vendosur ta konfirmojë këtë lidhje të re dashurie, pasi në portalet e ndryshme kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi të realizuara nga paparacit, ku ajo dhe Max shihen duke drekuar në një restorant.

Krahas fotografive të postuara në Instagram, ylli i njohur i muzikës duke bërë shaka ka thënë se ka dashur t’i ndajë disa poza me të dashurin e saj të ri, ngase ato të cilat ishin postuar nga mediat e ndryshme nuk po i pëlqenin aspak.

Në tetor të vitit të kaluar, Jessie J, i informoi fansat se është beqare në pandemi, duke e konfirmuar kështu ndarjen nga 40-vjeçari, Channing Tatum. /Gazeta Sinjali/