image Artisti shqiptar dhe Jessie J shihen duke përkrahur njëri-tjetrin

Bota e Yjeve

Artisti shqiptar dhe Jessie J shihen duke përkrahur njëri-tjetrin

news image

Seven Saraçi është një ndër këngëtarët më të preferuar Shqiptarë, me zërin, muzikën, stilin e veçantë dhe paraqitjen e tij, ka bërë të “çmend” shumë vajza si brenda edhe jashtë Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali

Këngëtari ka bërë një pauzë prej shumë muajsh për sa i përket publikimeve të projekteve muzikore.

Teksa nuk dihet kur Seven do të vijë me një projekt muzikor, ai zbuloi një marrëdhënie që nuk dinim për të dhe yllin botëror, Jessie J.

Ajo ka publikuar në Instagram një video, e cila duket se është shkëputur nga videoklipi i saj më i ri, i cili nuk është publikuar ende.

Jam e lodhur që më cilësojnë si të nënvlerësuar”, ka shkruar artistja përkrah videos së saj.

Menjëherë pas publikimit ajo ka marrë mbështetjen e shumë fansave dhe kolegëve të saj, mes tyre edhe të reperit të njohur shqiptar Seven Saraqi. Ky i fundit ka publikuar videon e Jessie J në profilin e tij në Instastory dhe përkrah ka shkruar: “Mbretëresha u rikthye”.

Këtë postim e ka rishpërndarë Jessie J në profilin e saj, që do të thotë se ajo ka njohje me artistin shqiptar.

Madje dyshja ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe si duket duhet të jenë njohur nga festat e ndryshme.  /Gazeta Sinjali/