image Jerome Boateng dëshiron të ndërrojë ambient, skuadra italiane interesohet

Futboll

Jerome Boateng dëshiron të ndërrojë ambient, skuadra italiane interesohet

news image

Qendërmbrojtësi gjerman Jerome Boateng pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, saktësisht te skuadra e Romës, përcjell Sinjali Sport.

Mediumet italiane kanë njoftuar sot (e hënë) se Boateng ka kohë që ka nisur bisedimet me Romën, të cilat mund të mbyllen muajin e ardhshëm me sukses.

Boateng te Roma do të transferohej si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Bayernin dhe ekipi nga Serie A, është i gatshëm t’i ofrojë kontratë dyvjeçare.

32-vjeçari ka qenë pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kurse në edicionin e fundit i ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë.

Boateng karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Hamburgu e Hertha e Berlinit. /Gazeta Sinjali Sporti/