Sipas asaj që raportojnë mediat turke, trajneri i skuadrës së Fenerbahces, Ersun Yanal ka dhënë dorëheqje nga ky post.
“Unë jap dorëheqjen, kaq nga unë”, citohet të ketë thënë Yanal pas ndeshjes me Galatasarayn ku u mposht me rezultatin 1:3.
Raportohet se presidenti i Fenerbahces, Ali Koc pas ndeshjes shkoi në dhomën e zhveshjeve dhe reagoi dhunshëm ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve./Gazeta Sinjali/