image Jep dorëheqje nënkryetari i Komunës së Ferizajt, kjo është arsyeja

Politikë

Jep dorëheqje nënkryetari i Komunës së Ferizajt, kjo është arsyeja

news image

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, Ferati dha dorëheqje në mënyrë që t’i përkushtohet avancimit profesional.

“Numri dy i Ferizajt, Naim Ferati i cili që nga viti 2007, mbajti poste publike në qeveritë lokale, dikur drejtor jashtëzakonisht i suksesshëm i kulturës, rinisë dhe sportit e në Qeverinë Aliu numri i dytë i saj, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo pozitë, me qëllim të përkushtimit e avancimit të mëtejmë profesional”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Me këtë rast, kryeatri i Komunës së Ferizajt. Agim Aliu e ka falënderuar Feratin për kohën e shërbimit dhe siç tha ai për qasjen kreative dhe efektive për menaxhimin me segmente e sektorë të administratës komunale .

“Ai tha se figura politike e nënkryetarit Ferati, paraqet një vlerë të shtuar për politikën ferizajase. Tutje, me falënderimin për punën e çmueshme të deritanishme, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i uroi suksese në rrugëtimin profesional nënkryetarit të deritanishëm, Naim Ferati. Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati do të ushtroj detyrat e domosdoshme deri në plotësimin e pozitës vakante, që pritet të ndodh ditëve në vijim”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/