image Jep dorëheqje drejtori i arsimit në Fushë Kosovë

Arsim

Jep dorëheqje drejtori i arsimit në Fushë Kosovë

news image

Drejtori i drejtorisë së Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Samir Shahini ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka bërë të ditur se dorëheqja ka ardhur për arsye personale dhe pak profesionale.

“Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në komunën e Fushë Kosovës! Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për këto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës”, ka shkruar ai.

Tutje Shahini ka njoftuar se ka edhe shumë punë të tjera të synuara që të kryhen brenda vitit, por që i kanë mbetur në gjysmë.

“Uroj që punët e mira të vazhdohen, e nuk kam dyshim që kryetari do të vazhdoj me reformën në komunë e sidomos në degë të LDK-së, se ndryshe nuk bënë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/