Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Hoti ka dhënë dorëheqje nga funksionet udhëheqëse në PDK.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të palodhshëm dhe shumë fanatikë të PDK-së e që vetëm ndaj juve ndjehem borxhli, ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha fungsionet udhëheqëse brënda Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.
Si arsye të parë për dorëheqjen ka përmendur “angazhimin tim dhe përgjegjësitë që kam në sektorin privat”.
Ai ka thënë se ka edhe arsye tjera të panumërta për dorëheqjen e tij, ndërsa në mesin e tyre ka përmendur një rast kur, siç ka thënë, shkaku i partisë i ndodhi të prishet me mikun.
“Paramendoni deri ku ka mbërri lufta e brendshme (lufta brënda llojit) në subjektin politik. Për shembull, rast konkret, mua personalisht më ka ndodhur të prishemi e të çororoditemi me mikun tim, por në fakt kjo prishje dhe çoroditje që ka ndodhur mes mikut e dhëdrrit në këtë rast kishte një qëllim dhe siç thotë një fjalë popullore qëllimi u pa edhe nga qielli. Kish pas qenë në pyetje posti i nën kryetarit të parë të degës së PDK-së në Malishevë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali