Dikush duket se e ka vendosur që ta përfshijë Jennifer Lopez patjetër në telashe, por ende nuk është mësuar se për kë bëhet fjalë, transmeton Gazeta Sinjali.
Burime nga departamenti i policisë kanë zbuluar se prej 6 muajsh vijnë ankesa dhe telefonata se në shtëpinë e këngëtares bëhet shumë zhurmë dhe dëgjohet muzikë me zë të lartë.
Mirëpo sa herë policët kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e këngëtares nuk kanë gjetur asgjë që mund të jetë shqetësuese për banorët rreth e rrotull.
Thuhet se në njërin nga rastet në fjalë, policët kanë gjetur në shtëpi vetëm kopshtarin, i cili nuk ishte dëgjuar fare muzikë. Burimet thonë se telefonatat nisën menjëherë pasi Jennifer Lopez performoi në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Kështu, kanë nisur dyshimet se këto telefonata janë motivuar nga qëllime politike për të nxjerrë keq artisten dhe për ta përfshirë në telashe.
Ndërkohë kujtojmë se së fundmi është raportuar se së shpejti ajo do të largohet nga shtëpia e saj për të nisur një jetë të re pranë partnerit, Ben Affleck. Një burim ka treguar se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck. Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.
Edhe pse është e paqartë se kur do të lëvizë në Bregun Perëndimor, personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.