Aktorja njëherësh këngëtarja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez, dëshiron të bëhet sërish nënë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja në një intervistë të dhënë për revistën “People”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë dua sërish fëmijë. Nuk e di çfarë plani ka Zoti, por do doja ta provoja. Jam gati për të bërë sërish fëmijë“, citohet të ketë thënë Lopez.
Jennifer Lopez është e fejuar me Alex Rodriguez. Dyshja ka nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme./Gazeta Sinjali/