image Jennifer Lopez së shpejti me këngë të re në bashkëpunim me Maluman

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez së shpejti me këngë të re në bashkëpunim me Maluman

news image

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Së fundmi, këngëtarja së bashku me të fejuarin e saj, Alex Podriguez janë kthyer sërish në New York, pasi artistja ka filluar punën për bashkëpunimin e saj më të ri me Maluman.

Të dy artistët u fotografuan në një studio në Brooklyn të dielën.

Lopez në anën tjetër njoftoi për projektin duke ndarë një video në rrjetin social, Instagram.

“Unë isha duke bërë një video dy ditët e kaluara dhe tani më duhet të flej. Por e emocionuar, të kthehem sërish me plot adrenalinë. Tani nuk po mund të fle”, theksoi ajo.

Tutje, këngëtarja u ka kërkuar ndjekësve të saj se nëse dëshirojnë të din se çfarë është duke punuar të komentojnë në foton e publikuar nga ajo.

“Nëse dëshironi të dini se çfarë kam qenë duke punuar – a duhet të ju tregoj? Nëse dëshironi të dini, komentoni më poshtë”, shtoi artistja.

https://www.instagram.com/p/CDrMXHup8zX/?utm_source=ig_embed

Në mesin e shumë komenteve ishte edhe ai i Malumas.

 “Na trego të lutem”, ka shkruar Malumas. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CChGTsOHDrR/?utm_source=ig_embed