Jennifer Lopez, ka reaguar sërish, pas akuzave ndaj saj për botox, shkruan Gazeta Sinjali.
Artistja 51 vjeçare, tha se ndjeu nevojën për t’u përgjigjur pretendimeve se kishte përdorur metodat anti-plakje, për tu dukur më e re, shkruan DailyMail, transmeton Sinjali.
Jennifer ka thënë se sekreti i bukurisë së saj është thjesht “të jesh mirë me gratë e tjera”.
Kjo erdhi pas pretendimeve të shumta në Instagram, se ajo ka bërë ndërhyrje estetike.
“Ju lutem mos më quani gënjeshtare. Nuk kam pse të gënjej. Unë kam qenë goxha e sinqertë për tërë jetën time”, shtoi ajo.