image Jennifer Lopez, imazhi i ri i Versace

Showbiz/ Jennifer Lopez, imazhi i ri i Versace

news image

Jennifer Lopez ka kohë që është fanse e madhe e Versace, dhe postimi i saj i fundit në Instagram e dëshmon se asgjë nuk ka ndryshuar.

Ylli postoi një foto të shtunën duke njoftuar se ajo është fytyra e re e fushatës reklamuese të Versace.

Në foton e parë, aktorja e “Hustlers” është kapur duke pozuar për aparatin fotografik në një kostum të gjelbër.

https://www.instagram.com/p/B7MFuJiJisx/

Ansambli është aksesorizuar me një gjerdan ari dhe jeshil, me një zinxhir të gjatë. Ajo gjithashtu ia bashkangjiti një palë vathë të mëdha prej ari.

Dhe kjo pamja mahnitëse i ngjan veshjes që u bë virale vitin e kaluar pasi 50-vjeçarja hyri në pistën e javës së modës në Milano të markës në një version të azhurnuar të veshjes që ajo kishte veshur në Grammy Awards 20 vjet më parë.

‘Fustani i frymëzuar nga xhungla’ që padyshim se është një prej veshjeve më ikonike në tepihun e kuq – është rikthyer në ceremoninë përmbyllëse të sfilatës për koleksionin pranveror për vitin 2020.

Ylli gjithashtu mund të shihet në disa take elegante në postimin e njoftimeve.

Madje për shkak të atij fustani ishte krijuar edhe ‘Google Images’, duke qenë se njerëzit kishin kërkuar shumë në Google për t’i gjetur fotografitë e J.Lo të asaj mbrëmjeje.