image Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez darkojnë së bashku një javë pas ndarjes

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez darkojnë së bashku një javë pas ndarjes

news image

Ish-çifti Jennifer Lopez – Alex Rodriguez janë parë duke ngrënë darkë së bashku këtë vikend, në një hotel në Los Angeles.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Page Six burime të afërta, sipas të cilave, çifti është parë së bashku në njërin prej hoteleve më luksoze, vetëm një javë pasi kanë shpallur edhe publikisht ndarjen.

Sipas informatave, ky është restoranti i njëjtë në të cilin Lopez dhe Rodriguez kishin dalë së bashku për herë të parë, në vitin 2017.

Një javë më parë është raportuar se aktorja dhe sportisti amerikan i kanë dhënë fund lidhjes së tyre duke deklaruar se do të jenë më mirë “vetëm si shokë”.

J.Lo. dhe A.Rod. ishin në lidhje për disa vjet ndërkohë që vitin e kaluar ata ishin fejuar dhe po planifikonin edhe martesën.

Ndarja e tyre thuhet të ketë ardhur për shkak të humbjes së besimit pas thashethemeve të vazhdueshme se Rodriguez po e tradhtonte Lopezin me gra të tjera. /GazetaSinjali/