Aktorja e njohur me famë botërore, Jennifer Aniston, vitin 2020 e ka filluar në plazh përkrah regjisorit të njohur, Will Speck.
Dyshja u panë në Meksikë teksa shijonin plazhin, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime pranë aktores kanë treguar se dyshja janë takuar në vitin 2016 dhe që atëherë raportet e tyre kanë mbetur mjaft të mira.
Aniston dhe Speck ishin parë duke u përqafuar në muajin tetor të vitit të kaluar, kështu duke bërë që mediat e huaja të raportojnë se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se shoqëri./Gazeta Sinjali/