image "Je T'aime" - kënga e re e Capital T

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Je T’aime” – kënga e re e Capital T

news image

Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Je T’aime” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip nesër (14 shkurt), në orën 14:02, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Capital T përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

A ki mi thon najkujt “Je T’aime” ? Me 14.02.20 ne ora 14:02 e ki mundesine“, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos së publikuar, ku shfaqet një sekuencë e shkurt nga klipi i këngës.

https://www.instagram.com/p/B8dxPFrhFzI/

Artisti nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.

Teksa kujtojmë se “600PS”, është projekti i fundit muzikor i Capital T. Kënga është publikuar më 15 janar të këtij viti dhe numëron mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/