image “Kam deklaru se me asnjërën nuk lidhna”, Graniti ia thotë në sy Semit

Bota e Yjeve

“Kam deklaru se me asnjërën nuk lidhna”, Graniti ia thotë në sy Semit

news image

Situata në “Big Brother VIP” është tensionuar mbrëmjen e së dielës për shkak të një bisede mes Granitit e Sheilas.

Ata debatuan për një pjatë me fruta që e kishte përgatitur Graniti.

Derisa ai po e përgatiste, Sheila i tha se po e bën me dashuri për Semin. Pas kësaj, Graniti vendosi që pjatën me fruta të ia dërgojë Fifit.

E kam një ide të mirë, po ia çoj Fifit”, tha Graniti.

Pas kësaj reaguan Sheila dhe Semi, duke u habitur me Granitin dhe duke e quajtur të paedukatë.

Banorët e diskutuan gjestin e Granitit me frutat, derisa ai tha se Sheila e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.

Unë kesh tu e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo frajerica (Sheila), po e bën për Semin me dashni, këso lojna…”, tha Graniti.

“Ti po e bëje për mua, mua më ofendove sepse unë ta kërkova”, tha Semi.

Debati në mes Semit dhe Granitit për pjatën vazhdoi ende, derisa u përmend edhe historia e tij me Fifin.

Nuk ishte aq serioze…”, tha Semi.

Tingëllon Semi, tingëllon se je e përfshime në mesin teme dhe Fifit, ti e di shumë mirë, duket qashtu atje jashtë…”, tha Graniti.

Po ju e keni sqaru muhabetin, a jeni motër e vëlla”, i tha Semi Granitit.

Graniti më pas i tha Semit që është deklaruar se nuk do të lidhet as me të e as me Fifin.

Unë jom deklaru qetu që me asnjonen nuk lidhna…”, tha Graniti.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/