Situata në “Big Brother VIP” është tensionuar mbrëmjen e së dielës për shkak të një bisede mes Granitit e Sheilas.
Ata debatuan për një pjatë me fruta që e kishte përgatitur Graniti.
Derisa ai po e përgatiste, Sheila i tha se po e bën me dashuri për Semin. Pas kësaj, Graniti vendosi që pjatën me fruta të ia dërgojë Fifit.
“E kam një ide të mirë, po ia çoj Fifit”, tha Graniti.
Pas kësaj reaguan Sheila dhe Semi, duke u habitur me Granitin dhe duke e quajtur të paedukatë.
Banorët e diskutuan gjestin e Granitit me frutat, derisa ai tha se Sheila e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.
“Unë kesh tu e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo frajerica (Sheila), po e bën për Semin me dashni, këso lojna…”, tha Graniti.
“Ti po e bëje për mua, mua më ofendove sepse unë ta kërkova”, tha Semi.
Debati në mes Semit dhe Granitit për pjatën vazhdoi ende, derisa u përmend edhe historia e tij me Fifin.
“Nuk ishte aq serioze…”, tha Semi.
“Tingëllon Semi, tingëllon se je e përfshime në mesin teme dhe Fifit, ti e di shumë mirë, duket qashtu atje jashtë…”, tha Graniti.
“Po ju e keni sqaru muhabetin, a jeni motër e vëlla”, i tha Semi Granitit.
Graniti më pas i tha Semit që është deklaruar se nuk do të lidhet as me të e as me Fifin.
“Unë jom deklaru qetu që me asnjonen nuk lidhna…”, tha Graniti.