Pas ndarjes nga Andi, Jasmin Kadriu ka nisur një lidhje të re.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo para disa javësh, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.
Jasmina e ka lënë anonim identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Mirëpo së fundmi, ajo ishte dje e ftuar në episodin e fundit të sezonit të parë të “Natën me Aulonën”. Ish-konkurrentja e Përputhen pranoi se është në një lidhje të re dhe sqaroi se gjatë pushimeve verore ka qenë me të dashurin dhe njerëz të tjerë, kur u pyet nga autorja dhe moderatorja Aulona Musta nëse e ka shoqëruar bruni simpatik.
“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”, shtoi ajo. Jasmina theksoi se nuk do ta bëjë publik partnerin dhe se në Instagram nuk do ta postojë kurrë. “Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava”, shpjegoi ish-konkurrentja. /GazetaSinjali/