image Jashari zotohet se do t’i mbështes gratë e Drenicës në tejkalimin e sfidave

Kosovë

Kontributi/ Jashari zotohet se do t’i mbështes gratë e Drenicës në tejkalimin e sfidave

news image

Komuna e Skenderajt me rastin e shënimit të ditës së Gruas, 8 Marsit, ka mbajtur një tryezë me temën “Roli dhe Pozita e Gruas në Komunën e Skenderajt”.

Në këtë tryezë, kryetari i Komunës, Bekim Jashari, pasi uroj gratë për 8 marsin, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të grave shqiptare në edukimin e brezave të rinjë.

“Gruaja shqiptare çdo herë ka qenë shtylla e shoqërisë dhe kontributi i saj në proceset nëpër të cilat ka kaluar shteti ynë ka qenë dhe mbetet i jashtëzakonshëm”, tha i pari i komunës.

Tutje Jashari shtoi se Komuna e Skenderajt ka shënuar hapa pozitiv në arritjen e barazisë gjinore brenda institucioneve vendimmarrëse. Duke theksuar këtu faktin që Kuvendi Komunal i Skenderajt udhëhiqet nga një grua, e sot po ashtu ka gra të cilat janë udhëheqëse të drejtorive të rëndësishme e institucioneve shkollore.

“Sot në Komunën që unë udhëheq, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes institucionale, pjesë e udhëheqjes së drejtorive përkatëse. Sot po ashtu kemi gra në pozita udhëheqëse në Komunë, institucione shkollore dhe të tjera vendimmarrëse në nivelin lokal. Në këtë drejtim në Komunën e Skenderajt kemi drejtore gra, kemi kryesuesen e Kuvendit, kemi zyrën ligjore e zyrën e prokurimit që udhëhiqen nga gra, kemi pozita tjera udhëheqëse që drejtohen nga gra të përgatitura dhe te vendosura që të kontribuojnë për të mirën e komunës sonë”, shtoi tutje Kryetari Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Gjatë këtij organizimi gratë u njoftuan me problemet e ndryshme të cilat ato hasin çdo ditë, duke filluar nga problemet e përditshme brenda familjes e deri tek pabarazitë me të cilat ato ballafaqohen në rrugë apo edhe në vendet e tyre të punës, për të cilat i pari i komunës, u zotua se do t`i mbështes ato në tejkalimin e sfidave.