image Jashari i del në mbrojtje Kurtit: Çdo kush është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë në Skënderaj

Politikë

Jashari i del në mbrojtje Kurtit: Çdo kush është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë në Skënderaj

news image

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas sulmit gjatë vizitës së kreut të VV-së, Albin Kurti në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Jashari u shpreh se komuna që ai udhëheq është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj sipas tij secili është i mirëseardhur kurdo.

“Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj. Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në mënyrë demokratike kudo në Kosovë. Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut. Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë. Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur”, shkroi ndër të tjera Jashari në Facebook./Gazeta Sinjali/