Qeveria e Japonisë planifikon të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Tokio gjatë Lojërave Olimpike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Mediat japoneze raportojnë se kjo gjendje pritet të zgjasë deri më 22 gusht. Nëse vendoset kështu, kjo do të ishte hera e katër që qeveria japoneze vendos një masë të tillë, që kur filloi pandemia COVID-19.
Lojërat Olimpike fillojnë në 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.
Në Japoni, ka pasur një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me këtë virus.
Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 808 mijë njerëz janë infektuar dhe pak më pak se 15 mijë kanë vdekur si rezultat i infektimit me koronavirus./Gazeta Sinjali/