image Januzaj rrugës për në Serie A

Futboll

Januzaj rrugës për në Serie A

news image

Adnan Januzaj mund të jetë në rrugën e tij për në Serie A këtë verë.

Real Sociedad po përpiqet të bindë belgun që të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, por ai i ka refuzuar ofertat e tyre deri më tani.

‘Fichajes’ raporton se Napoli i është vënë pas atij për të zëvendësuar Lorenzo Insignen në skuadrën e Serie A dhe një ofertë për të mund të bëhet gjatë verës.

Ndryshe, Napoli ka impresionuar në Serie A këtë sezon ku gjendet në pozitën e dytë tabelare me 63 pikë të mbledhura pas 30 xhirove.

/GazetaSinjaliSporti/