image Këlliçi: Më kanë bastisur zyrën dhe më kanë vjedhur sende personale

Shqipëri

Këlliçi: Më kanë bastisur zyrën dhe më kanë vjedhur sende personale

news image

Belind Këlliçi denoncoi para mediave se zyra e tij është bastisur, i janë vjedhur sende personale dhe i është ndërruar brava.

Pas mbledhjes së komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, shkuam me të rinjtë në ambientet e FRPD, por zyra ime ishte e bastisur. Përgjegjës bëj direkt Bashën, pasi askush tjetër nuk e ka kurajon ta bëjë këtë”, tha Këlliçi.

Janë vjedhur sende të mia personale. Të rinjtë janë kërcënuar nga persona të armatosur. E kanë gabim nëse mendojnë se na frikësojnë”, shtoi Këlliçi.

Deputeti demokrat theksoi më tej se “policia nuk vjen sepse mesa duket nuk i jep leje kryeministri”.

E kam njoftuar dy herë policinë, por nuk kanë ardhur. Do të shkoj tani në komisariat për kallëzim”, tha Belind Këlliçi.

Ka pasur persona, të rinj dhe janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda në seli. Që të mbrosh karrigen me dhunë me armë, kjo nuk është normale. Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim”.

/GazetaSinjali/