image Janë nënë e bijë por i ngatërrojnë për motra (Foto)

Modë & Stil

Janë nënë e bijë por i ngatërrojnë për motra (Foto)

news image

Një nënë e dy fëmijëve, e cila krenohet me pamjen e saj rinore, shprehet se shpesh e ngatërrojnë me të bijën dhe i konsiderojnë të dyja sikur të ishin motra.

Sonia Magnier, 40 vjeçe, nga Irlanda, thotë se sekreti për të krijuar një fytyrë rinore është trajtimi i duhur i fytyrës si dhe kryerja e aktiviteteve fizike.

“Më pëlqen të kem një trup të shëndetshëm. Frekuentoj së paku tre herë në javë palestrën si dhe bëj joga”, u shpreh Sonia.

Nga krahu tjetër vajza e Sonia, Renne, 21 vjeçe, e cila është një make-up artist, zbuloi se sa çuditshëm i tingëllon kur njerëzit mendojnë se ajo dhe mamaja janë motra. Megjithëse e pranon se një kohë të mirë të ditës ajo e kalon me nënën dhe së bashku ndajnë shumë sekrete. /Gazeta Sinjali/