image James del kundër ish-klubit të tij, shpreson që Liverpooli të fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

James del kundër ish-klubit të tij, shpreson që Liverpooli të fitojë Ligën e Kampionëve

news image

James Rodriguez shpreson që Liverpool ta mposht Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Premierligës do të përballet me kampionët spanjollë në Paris më 28 maj.

Pavarësisht se ka luajtur për Madridin dhe rivalët vendas të Liverpoolit, Everton, kolumbiani dëshiron që skuadra nga Anfield të kurorëzohet kampione evropiane këtë vit.

James, i cili aktualisht luan për skuadrën e Katarit Al-Rayyan, do të donte të shihte bashkatdhetarin Luis Diaz duke ngritur trofeun, transmeton Sinjali Sport.

Duke folur në transmetimin e tij në Twitch, James tha: “Liverpool po kalon një moment shumë të mirë dhe ka ‘Luchito’ Diaz atje, unë dua që Lucho të bëhet kampion.

“Madridi është shumë i ashpër në këtë lloj loje. Ne e kemi parë atë në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

“Do të jetë e vështirë. Unë kam ish-shokët e skuadrës në Real Madrid, e dua shumë klubin, ata kanë një histori të gjatë në këtë lloj loje, por Liverpooli mund të luajë një lojë të shkëlqyer. Unë dua që Lucho të bëhet kampion“, u shpreh ai.

Liverpooli e ka fituar për herë të fundit trofeun e Champions League në vitin 2019, kur mposhti Tottenhamin në finale.

Reds mbeten në garë për të fituar katër trofe, megjithëse shpresat e tyre për të fituar titullin e Premier League morën një goditje javën e kaluar kur barazuan me Spurs.

Ndërkohë, madrilenët nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve që kur triumfuan pikërisht ndaj skuadrës së Jurgen Klopp në finalen e 2018-ës.

/GazetaSinjaliSport/