image Evertoni ia plotëson dëshirën Carlo Ancelottit, arrin marrëveshje me yllin e Real Madridit

Futboll

Evertoni ia plotëson dëshirën Carlo Ancelottit, arrin marrëveshje me yllin e Real Madridit

news image

Evertoni ka arritur marrëveshje personale me James Rodriguez, pasi Carlo Ancelotti e ka kërkuar me ngulm ribashkimin me mesfushorin. Dyshja kanë punuar më parë bashkë te Real Madridi.

Sipas gazetarit Tanchredi Palmieri, Evertoni ka arritur marrëveshje personale me James Rodriguezin dhe tashmë duhet të bindet Real Madridi.

Spanjollët kërkojnë 25 milionë euro për mesfushorin, ndërsa ekipi anglez shpreson në një ulje të çmimit.

Rodriguez do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon te skuadra e tij e re. /Sinjali Sportiv