image "Jam i lumtur që po e ”pushtojmë” UEFA-n", reagon Asani pasi goli i tij u zgjedh më i miri në kualifikime

Futboll

“Jam i lumtur që po e ”pushtojmë” UEFA-n”, reagon Asani pasi goli i tij u zgjedh më i miri në kualifikime

news image

Jasir Asani shënoi një gol të bukur në ndeshjen Shqipëri-Poloni, për ta zhbllokuar këtë sfidë dhe për ta fituar ndeshjen e tyre që i ngriti ata në vendin e parë.

Me këtë fitore, Shqipëria praktikisht është e kualifikuar në Euro 2024, kur ka edhe tri ndeshje ku dy të tilla do t’i zhvillojë në shtëpinë e vet.

E goli i Jasir Asanit që u shënua në ndeshjen kundër Polonisë është zgjedhur më i miri nga UEFA dhe tifozët në këtë faqe.

E pas kësaj, Asani ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale ku për këtë ka falënderuar më së shumti tifozët shqiptarë.

“Falënderoj gjithë shqiptaret kudo ne bote qe me kane votuar dhe UEFA sot me ka zgjedhur si goli me i bukur. Jam i lumtur qe po e” pushtojmë” UEFA-n në çdo here dhe uroj qe te mos jete kjo e fundit. Nuk do te ndalemi me kaq, faleminderit edhe njehere, pa ju nuk do te mundeshim 🦅💪🏼❤️🦁”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjaliSport/