image “Çmenden” serbët, futbollisti kosovar festoi me shqiponjë

Futboll

“Çmenden” serbët, futbollisti kosovar festoi me shqiponjë

news image

Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në futbollin ndërkombëtar.

E një i tillë është edhe Leonard Pllana.

25 vjeçari e shënoi golin e fitores së ekipit të tij jug-korean, Jeonnam Dragons në Ligën e Kampionëve të Azisë.

E pas golit, sulmuesi mitrovicas festoi me shqiponjë dykrenore në stilin e Xhakës e Shaqirit.

Dhe, ky veprim i ka “çmendur” serbët.

Për ta shikuar golin dhe festimin, klikoni: KËTU / VIDEO

Mediat e këtij vendi e kanë quajtur këtë si një provokim.

“Skandal. Simboli i Shqipërisë së Madhe në Kore. Futbollisti nga shteti fals i Kosovës provokon në stilin e Xhakës e Shaqirit”, shkruan Blici serb.

Pllana, i lindur në Mitrovicë më 26 gusht 1996, kishte luajtur për të rinjtë e Trepçës, ndërsa karrierën e kishte vazhduar në Evropë në ekipet Grebbestag, Dalkurd, Norrby, GAIS e Brage dhe tash është pjesë e ekipit Jeonnam Dragons.

Ai gjithashtu kishte luajtur edhe për ekipin U-21 të Kosovës.  

/GazetaSinjaliSport/