image “Jam beqare, nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur me Atdheun”, Sara habit me deklaratën

Bota e Yjeve

“Jam beqare, nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur me Atdheun”, Sara habit me deklaratën

news image

Pas konfirmimit se Sara dhe Atdheu janë çift nga vetë autorja e programit Olsa Muhameti dhe nga Atdheu i cili në një intervistë në “Shqipëria LIVE” tha se lidhja e tij me Sarën ishte bërë aq serioze, sa ia kishte prezantuar familjes, Sara ka habitur me deklaratën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sara Malaj ishte dje e ftuar në “Top Arena” përballë Antonela Berishaj, ku foli më shumë për eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Ajo ka pranuar se është beqare dhe tha se me të riun kosovar nuk ka qenë ndonjëherë e lidhur.

Kur Antonela e pyeti si është situata e saj sentimentale, Sara u përgjigj: “Jam shumë shumë mirë”.

“Jam single. Nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur këto kohë. Kam qenë në njohje e sipër. Jam shumë mirë. Po e shijoj lirinë time për momentin. Kam gjetur paqe.”/Gazeta Sinjali/