image Jahti i miliarderit rus ndalohet nga autoritetet në Gjibraltar - Sinjali

Jahti i miliarderit rus ndalohet nga autoritetet në Gjibraltar

news image

Një super-jaht i lidhur me pronarin e prodhuesit më të madh të tubave të çelikut në Rusi është ndaluar nga autoritetet në Gjibraltar.

Pamjet e kapura nga Reuters treguan “Axioma”, e cila kuptohet se është në pronësi të Dmitrievich Pumpyansky, të ankoruar dhe duke mbajtur një flamur maltez.

Pronari i grupit të çelikut TMK aktualisht po përballet me sanksione britanike dhe të Bashkimit Evropian, të cilat u vendosën ndaj oligarkëve rusë për pushtimin e Ukrainës nga Moska, shkruan Skynews.

Qeveria e Gjibraltarit konfirmoi se Axioma kishte mbërritur në port pasi kishte kërkuar leje për të hyrë dhe “u konfirmua se ishte objekt i një aksioni arrestimi nga një bankë kryesore ndërkombëtare në Gjykatën e Lartë të Gjibraltarit”.

“Anija tani është subjekt i arrestimit nga Marshalli i Admiralitetit deri në urdhër të mëtejshëm”, thuhet pa specifikuar pretendimet ligjore nga kreditorët kundër anijes ose pronarit të anijes.

Më parë, një anije e lidhur me Roman Abramovich, pronari i sanksionuar i klubit të futbollit Chelsea, u ankorua në qytetin bregdetar të Bodrumit në Turqinë jugperëndimore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin